Kilian Mbape është i destinuar për tu transferuar te Real Madrid teksa për tu bindur ngelet vetëm PSG-ja që për hire të vërtetës po ja bën gjithnjë e më të vështirë situatën madrilenëve.
mbape

Pasi refuzoi ofertën e parë prej 160 milionë eurosh, parisienët ndodhen përballë një oferte 170 milionë + 10 bonuse, por klubi francez sërish nuk është i kënaqur. Real Madridit po i sos durimi pasi një ofertë e tillë në kohë krizazh është jashtë normales dhe për këtë madrilenët nuk e kuptojnë se pse PSG-ja po e vonon tratativën.

Sipas gazetës spanjolle ‘’MARCA’’, Reali i ka vendosur ultimatum PSG-së që të pranojë ofertën deri ditën e nesërme, përndryshe madrilenët do të tërhiqen dhe do të nënshkruajnë në janar me futbollistin.

Kontratat e Mbapes përfundon vitin tjetër, dhe kështu PSG-ja do të humbiste një mal me para pasi Reali do ta transferonte falas yllin francez. Mbetet për tu parë se çdo të ndodhë deri në fund pasi kanë ngelur dhe 3 ditë nga fundi i merkatos së verës.