Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, i thuri elozhe Armando Brojës, pas golit historik të realizuar ndaj Hungarisë. I ftuar në studion e “Ëndërr Kuq e Zi”, Vata u shpreh:

“Ishte një fitore e merituar, sigurisht që skuadra reagoi mirë, kishte edhe lodhje fizike. Kjo fitore është tepër e vlefshme për vazhdimësinë e këtyre eliminatorëve.

Jam shumë i lumtur që Brojën tregoi vlerat e veta, tregoi që është lojtar i domosdoshëm i ekipit Kombëtar. Ka dinamizmin, agresivitetin dhe shpejtësinë. Prandaj thashë që para se të fillojë ndeshja, si ka mundësi, a e kemi ne privilegjin që mos e aktivizojmë Brojën.

Jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe per Brojën, një talent, një vlerë e rëndësishme për ekipin Kombëtar”, u shpreh Vata.