Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot duhej të ishte te Vllaznia, por Bruno Telushi përfundon tek Egnatia

Sot duhej të ishte te Vllaznia, por Bruno Telushi përfundon tek Egnatia

Duhej te ishte sot pjese e Vllaznise, por Bruno Telushi është lojtari më i ri i Egnatias. Lajmi bëhet me dije nga klubi rrogozhinas që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon që është arritur marrëveshja me një nga mesfushorët e spikatur të Superligës Shqiptare.

Gjate veres ai ka qene dy here shume afer skuadres shkodrane, por nese heren e pare ishte ai qe nxorri nje justifikim per te mos iu bashkuar Vllaznise, heren e dyte ishin drejtuesit e kesaj te fundit qe nuk i bene oferten e duhur dhe lojtari nuk pranoi.

Ne kete menyre ai ka zgjedhur skuader tjeter. Vlonjati i është bashkuar organikës së Egnatias ku do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani. Në njoftimin për mediet bëhej me dije:

“Bruno TELUSHI i bashkohet EGNATIAS.

Egnatia ka arritur te firmosi me ish mesfushorin e kombëtares Shqiptare Bruno Telushi i cili vjen pas një eksperience në kampionatin Azerbaxhanas ku ishte pjesë e Nefchi Baku.

Telushi e njeh maftë mirë kampionatin Shqiptarë pasi ka luajtur me Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin.

Vlonjati është fituesi i Kupës së Shqiperisë dhe kampionatit Shqiptar dy sezone më parë.

I urojmë mire se ardhjen “Ushtar” Telushit dhe fitimin e trofeve me fanellën e Egnatias .

KF EGNATIA”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments