Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVazhdojnë rekordet e Ronaldos në aspektin ekonomik, fanella e yllit portugez bëhet...

Vazhdojnë rekordet e Ronaldos në aspektin ekonomik, fanella e yllit portugez bëhet trend në Amerikë

Kthimi i Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid vazhdon të shënojë rekord pas rekordi në aspektin ekonomik.

Sipas asaj që raportoi ‘Sky Sports UK’, fanella me numrin 7 e Ronaldos po thyen të gjitha rekordet e shitjeve në Amerikë, 24 orë pas transferimit për shitje në tregun amerikan.

Sipas të dhënave, fanella e CR7 ka tejkaluar në numër shitjesh fanellën e Lionel Mesit me PSG-në, lojtarit të bejzbollit Burs Harper, lojtarit të futbollit amerikan Tom Hardi dhe yllit të NBA-së LeBron Xhejms.

Të njëjtin rekord Ronaldo theu dhe në Europë duke mbaruar të gjitha fanellat që ishin prodhuar në Vietnam që pas transferimit të yllit portugez në Old Traford.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments