Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Ata kanë thyer çdo rregull financiar”, Laporta plot mllef ndaj PSG

“Ata kanë thyer çdo rregull financiar”, Laporta plot mllef ndaj PSG

PSG këtë verë ka arritur të bëjë një nga merkatot më të fuqishme në histori, megjithëse pandemia e ka goditur ekonominë e klubeve dhe blerjet e mëdha ishin me pikatore këtë sezon. Në fakt klubi nga Parisi operoi me lojtarë me parametra zero, por sërish ka kritika.

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, nga ku PSG mori Messin, shprehet se nënkampionët e Francës i kanë thyer të gjitha rregullat e Fair-Play financiar të UEFA-s.

“PSG ka anashkaluar të gjitha rregullat ekzistuese të Fair-Play dhe kjo është arsyeja përse Tebas ka nisur një ofensivë ndaj tyre. Florentino Perez dhe Javier Tebas janë tërësisht kundër njëri-tjetrit. Projekti i Superligës është ende gjallë”, tha ndër të tjera Laporta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments