Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia-Teuta, golat priten nga të huajt

Vllaznia-Teuta, golat priten nga të huajt

Golat priten nga kroatë dhe maqedonas Ante Aralica dhe Pepi Gjorgiev ishin protagonistët absolutë të javës së parë të kampionatit.

I pari është sulmues kroat dhe në debutimin me fanellën e Vllaznisë shënoi një herë në portën e Laçit dhe u bë protagonist i një asisti për gol në fitoren 5-3.

Ndërsa Gjorgiev është një sulmues maqedonas, i cili arriti të ndëshkonte Partizanin, duke i dhënë tri pikë Teutës në start.

Të dy e kanë për herë të parë që luajnë në kampionatin shqiptar dhe sytë e dy skuadrave janë të drejtuar tek ata në ndeshjen e nesërme, kjo edhe për faktin se bënë paraqitje mjaft të mira në ndeshjet e javës së parë.

Aralica u tregua i jashtëzakonshëm në Laç duke entuziazmuar shkodranët, të cilët që prej kohës së legjendës Vioresin Sinani nuk kanë gjetur bomber./panorama-sport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments