Vllaznia do te luaje neser ne oren 19.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj kampiones ne fuqi te vendit- Teutes dhe padyshim qe do te tentoje t’i marre fitoren.

Skuadra ka kryer pasditen e sotme seancen e fundit stervitore dhe me pas eshte grumbulluar ne nje nga hotelet e qytetit. Ne rradhet e futbollisteve ka besim se mund t’ia dalin te marrin nje tjeter fitore, pas asaj me Laçin ne javen e pare.

Sakaq enigem mbetet edhe menyra si do ta ndertoje formacionin trajneri Brdariç. Kjo pasi Diagne, Gjurgjeviç apo ndonje lojtar tjeter qe nuk luajti ne Laç, tashme do te jene te gatshem.

Ne fakt dy jane dilemat. E para, nese do te luaje si titullar ne qender te mbrojtjes senegelazi Diagne. Nese ndodh kjo, Gurishta do te kaloje ne pozicionin e tij ne krahun e djathte.

Kjo do te bente qe Kruja ose te spostohej perpara ne vendin e Da Silves ose do te perfundonte ne stol. Por nga ana tjeter, edhe Gjurgjeviç mund te jete ne fushe nga minuta e pare sepse e ka lene pas demtimin qe ka patur.

Trajneri Brdariç sigurisht qe e ka te qarte se cilet do te jene 11 lojtaret qe do te hedhe ne fushe. Ai e permendi edhe sot ne konferencen per shtyp se e rendesishme eshte t’i kete lojtaret ne forme, per te tjerat do te vendose ai./SHKODRA-SPORT.COM/