Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMartini: Me 11 lojtarë e mundnim Vllazninë, ashtu si shkoi barazimi më...

Martini: Me 11 lojtarë e mundnim Vllazninë, ashtu si shkoi barazimi më kënaq

Teuta shkoi për një fitore në Shkodër ndaj Vllaznisë, por mori një barazim 1-1, që shijon tamam si triumf pas gjithë asaj çfarë ndodhi gjatë ndeshjes. Për Supersport foli trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Rezultat pozitiv, kur ishim 11-11 lojtarë ishim më mirë se Shkodra, luajtëm më mirë. Pas kartonit të kuq u prisht loja, na u prishën planet dhe në kushte të tilla kur barazon, të gëzon.

Kishte momente kur VAR vonoi shumë dhe ka tension të madh në ato çaste. Zgjati 101 minuta ndeshja, janë shumë, por nëse janë të drejta, do e zbatojmë, nuk kemi ç’bëjmë.

Dëmtimi i Acquah? Ai ka pasur shqetësime dhe nuk kishim më zëvendësime dhe kisha frikë. Ma kërkoi pasi kisha plotësuar numrin e ndërrimeve, nuk munda, i bëra shpejt zëvendësimet, por ai u tregua heroik. Mbeta i zhgënjyer këtë ndeshje sepse erdhëm për fitore.

Barazimi më kënaq, por nëse do ishim me 11 lojtarë do fitonim këtë ndeshje. Djemtë treguan se janë kampionë dhe e meritojnë këtë titull. Komplimente atyre, unë s’kam nevojë për grada, kam nevojë për pikë”, tha Martini

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments