Vllaznia e femrave ka rene te jete pjese e grupit 11 te turit te pare te “Uefa Women Champions League”, grup ky i vetmi me 3 ekipe, nderkohe qe 10 te tjeret jane me nga 4.

Por jo vetem kaq. Ekipi shkodran ne baze te shortit, e ka kaluar ndeshjen e pare dhe do te luaje direkt ne te dyten, ate me te rendesishme qe do te percaktojee dhe skuadren qe do te kaloje ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian.

Duke folur per “Shkodra Sport”, trajneri i Vllaznise Nikolin Leka eshte shprehur: “Ne pamje te pare eshte nje short i favorshem, por ndeshjen e pare edhe mund ta kishim kaluar sepse jemi nje ekip me koeficent te larte dhe normalisht qe do te ndesheshim me nje me te dobet.

Por gjithsesi ne “Champions League” nuk ka ndeshje te lehta. Kundershtari i rradhes per ne eshte kampionia e Hungarise ose e Polonise dhe dihet niveli i ketyre vendeve ne futbollin e femrave. Megjithate ne do kemi synimet tona dhe do te synojme deri ne fund kualifikimin.

Kuptohet qe luajtja e ndeshjes ne Poloni nuk eshte e faovorshme, nisur edhe nga fakti qe ndoshta kundershtar mund te kemi skuadren vendase, por gjithsesi edhe para dy vitesh ne Lituani kemi treguar se mund te kualifikohemi edhe jashte fushe”.

Nderkohe i pyetur nese Vllaznia ka nevoje per perforcime, trajneri Leka shprehet: “Kuptohet qe per t’u perballur me te tille kundershtar, duhen perforcime. Presidenti Matija eshte duke bere maksimumin e mundshem per te gjetur lojtare cilesore dhe shpresojme deri ne fund te na vijne ato per te cilat ekip ka nevoje”./SHKODRA-SPORT.COM/