Vllaznia po I jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë ndaj Shiroki Brijeg. Kuqebluve u kanë mbetur për të zhvilluar edhe dy seanca në Shkodër, para se të marrin mesditën e së martës rrugën në në Bosnjë- Hercegovinë, aty ku mbrëmjen e së enjtes do të përballet me ekipin vendas.

Klubi shkodran ndërkohë mësohet se ka dorëzuar tashmë në UEFA listën e federimit për ndeshjet e turit të parë të “Conference League” dhe me përjashtim të Liridon Latifit, që është bashkuar së fundi me skuadrën, nuk është përfshirë ndonjë lojtar tjetër I ri.

jo do të thotë se pjesë e skuadrës në këto dy ndeshje nuk do të jetë as mbrojtësi senegalez që është në provë aktualisht te Vllaznia, apo ndonjë tjetër që mund të vijë.

Për këtë arsye, stafi teknik duhet t’I bëjë planet me kontigjentin aktual të lojtarëve që ka në dispozicion dhe me të, do të kërkojë kualifikimin për në turin e dytë.

Në Shkodër janë shumë optimistë se mund t’ia dalin për ta kaluar këtë kundërshtar. Skuadra prej tre javësh është përgatitur si duhet dhe ndonëse mund të ketë probleme me mungesat e alternativave në stol, sërish formacioni duket I plotësuar dhe pritet vetëm që lojtarët e tij të japin më të mirën në fushën e lojës.

Një rezultat I favorshëm në ndeshjen e parë, kuptohet që do ta ndihmonte shumë Vllazninë për t’u kualifikuar më 15 korrik në Shkodër./SHKODRA-SPORT.COM/