Vllaznia U18 ne basketboll per femra e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Ndeshja e pare e tij eshte luajtur mesditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe perballe saj ka qene ekipi “Marsi Basket”.

Vajzat shkodrane te drejtuara nga trajnerja Medina Mustafa e kane dominuar ndeshjen nga fillimi e deri ne fund dhe si rrjedhoje, nuk e kane patur shume te veshtire te fitojne kete perballje te pare.

Kete e tregon me se miri edhe rezultati perfundimtar i sigluar ne tabelen elektronike te pallatit te sportit, 62-26 ne favor te ekipit te Vllaznise qe kesisoj e nis ne menyren e duhur kampionatin e ri.

Ekipi shkodran ne kete sezon do te kete ne perberje te saj basketbollistet Anisa bokrina, Anisa musaja, Melida hykaj, Sara Murcaj, Ersa Cekaj, Belma Mekuli, Medina Hykaj, Elsa Habilaj, Emine Handraj dhe Rumesa Hakaj.

Ai eshte kampion ne fuqi i vendit dhe sigurisht qe objektivi do te jete ruajtja e titullit edhe ne sezonin e ri. Mundesite jane sepse perberja e ekipit eshte cilesore dhe ne rradhet e tij ka lojtare te talentuara te cilat do te mund te tregojne vlerat e tyre me te mira ne çdo jave ku do te ndeshen me ekipet kundershtare./SHKODRA-SPORT.COM/