Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPerëndimi i Hames Rodrigez, ja ku pritet të firmosë ylli kolumbian

Perëndimi i Hames Rodrigez, ja ku pritet të firmosë ylli kolumbian

Gjatë merkatos së verës emri i tij u afrua disa herë me Milanin, por edhe me klube të tjera të rëndësishme, ndonëse në fund, me t’u mbyllur dritarja e transferimeve duket se Hames Rodrigez do të vazhdojë perëndimin aspak të bukur të karrierës së tij.

Fantazisti kolumbian, i cili u ble për 14 milionë euro nga Evertoni ka humbur hierarkinë e tij edhe në skuadrën e drejtuar nga Rafael Benitezi dhe sipas raportimeve të fundit Hames do të firmosë në Katar.

30- vjeçari, i cili paguhet 233 mijë euro në javë ka lënë Liverpulin ditën e djeshme dhe ka udhëtuar në Lindjen e Mesme për të vlerësuar ofertën më të mirë që do t’i vijë nga një prej klubeve të Katarit. Zhvillimet e fundit raportojnë për një akord me klubin e Al Rajan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments