Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta mposht Egnatian me penallti dhe rikthehet te fitorja

Teuta mposht Egnatian me penallti dhe rikthehet te fitorja

Teuta ka arritur të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Egnatias në shtëpinë e këtyre të fundit që deri tani kishte marrë statusin si “surpriza” e kampionatit.

Skuadrës durrsake i ka mjaftuar penalltia e shndërruar në gol në minutën e 80′ nga kapiteni Sherif Kallaku.

Një triumf që e kthen te fitorja skuadrën e drejtuar nga Edi Martini pas asaj humbjeje ndaj Tiranës javën e kaluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë që pret të bëjë ndeshjen e saj ndaj Partizanit në derbi të hënën në mbrëmje.

Ndërsa Egnatia pas kësaj disfate klasifikohet në vendin e 5 në kuotën e 8 pikëve.

FT | EGNATIA 1-0 TEUTA

Kallaku (p) 80′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments