Skënderbeu dhe Dinamo ka nisur në oren 16:45 ne perballjen mes tyre e cila po luhet ne stadiumin e Korçës.
Dueli që vlen për javën e gjashtë të Superligës do zhvillohet pa sistemin VAR, për shkak se ekrani që arbitri do mund të shihte rastet e diskutueshme është djegur.
Kjo gjë ka kapur në befasi organizatorët dhe FSHF, me sfidën e sotme që nuk do ketë mbështetjen e teknologjisë.
Kjo nuk është hera e parë që VAR ka probleme në Shqipëri, teksa në sfidën mes Partizanit dhe Kukësit javën e shkuar, për disa minuta VAR nuk mundi të funksiononte./newsport/







