HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë mesjavë Kupa e Shqipërisë, ja me kë do luajë Vllaznia

Në mesjavë Kupa e Shqipërisë, ja me kë do luajë Vllaznia

Pas shtate javesh, kampionati i kategorise superiore, do t’i lere vendin nje tjeter kompeticioni. Të mërkurën e 3 nëntorit rikthehet Kupa e Shqipërisë për të luajtur turin e dytë të saj.

Do të zhvillohen 8 ndeshje, ku spikat derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo. Në orën 14:00 në Grupin A do të zhvillohen këto takime: Korabi-Teuta, Besëlidhja-Partizani dhe Bylis-Skënderbeu. Ndërsa kryendeshja e ditës, derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo do të luhet në orën 16:45 në stadiumin “AIR Albania”.

Në Grupin B të katërt takimet do të luhen në orën 14:00: Pogradeci-Vllaznia, Tomori-Laçi, Egnatia-Kukësi dhe Flamurtari-Kastrioti.

Këto takime janë me sistem vajtje-ardhje dhe ndeshjet e kthimit do të zhvillohen të mërkurën e 17 nëntorit. Vllaznia padyshim qe do te tentoje te marre nje rezultat sa me te mire ne Pogradec, per te hedhur nje hap te sigurte per kualifikimin qe prej ndeshjes se pare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments