Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeutës i duhet të bëjë pa titullarin ndaj Laçit, Martinit i forcohet...

Teutës i duhet të bëjë pa titullarin ndaj Laçit, Martinit i forcohet sulmi

Teuta ka zbritur dje në fushë, ndërsa të dielën do të luajë edhe ndeshjen e javës se 8-të ndaj Laçit.

“Djemtë e detit” zhvilluan pasditen e djeshme një seancën stërvitore, rikuperuese, me lojtarët të ndarë në dy grupe.

Gjendja e ekipit është e mirë. Kevin Koubema duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe ndaj Laçit pritet të jetë një forcë më shumë për trajnerin Martini, i cili këtë javë do të vuajë mungesën e Dajës të dëmtuar.

Durrsakët vijnë pas një barazimi 1-1 me Kastriotin fundjavën e kaluar, ku pakënaqësitë e trajnerit Martini pas ndeshjes me krutanët ishin të mëdha duke mos i kursyer kritikat për të tijët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments