Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEkipet 'endacake' në kupë, vetëm Vllaznia dhe Skënderbeu kanë shtëpi

Ekipet ‘endacake’ në kupë, vetëm Vllaznia dhe Skënderbeu kanë shtëpi

Futbolli shqiptar do rikthehet nesër në aktivitet me ndeshjet e kthimit të turit të dytë të kupës. Çiftet që do përballen mes tyre do përcaktojnë edhe çerekfinalistët e këtij kompeticioni. Por ajo që bie në sy përpara zhvillimit të këtyre takimeve është se shumica e skuadrave do jenë “endacake”.

Kjo për arysen se nuk mund ti zhvillojnë ndeshjet në stadiumet e tyre. Kështu Teuta do e presë Korabin në “Olmipik Park” dhe jo në “Niko Dovana”. Partizani ndeshjen e kthimit kundër Besëlidhjes nuk do e zhvillojë në Tiranë, por do shtegtojë drejt Cërrikut dhe stadiumit “Nexhip Trungu”.

Tirana-Dinamo do luhet në “Elbasan Arena”, e po ashtu Laçi në kompleksin “Internacional” kundër Tomorit. Kukësi dhe Egnatia do e zhvillojnë duelin mes tyre në Vlorë, në stadiumin “Flamurtari” dhe Kastrioti do presë në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës skuadrën e Flamurtarit.

Vetëm Vllaznia dhe Skënderbeu do i luajnë këto ndeshje të kthimit në stadiumet që iu përkasin atyre. Çudirat në futbollin tonë vazhdojnë prej vitesh dhe ekipet duket se janë mësuar të jenë “endacakë” e të bredhin sa një stadium në tjetrin.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments