Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja ndaj Laçit, Brdariç pritet t’u besojë titullarëve që mposhtën Kastriotin

Ndeshja ndaj Laçit, Brdariç pritet t’u besojë titullarëve që mposhtën Kastriotin

Skuadra shkodrane u ka dhene dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Laçin, takim i cili do të luhet sot në orën 19:45 në “Loro Boriçi”.

Sa i përket formacionit, mësohet se trajneri Thomas Brdariç e ka thuajse të qartë se me çfarë skeme dhe grupi lojtarësh do ta nisë duelin me Laçin.

Nga ajo që është parë në seancat e kësaj jave, pritet që stafi t’i besojë sërish formacionit që triumfoi ndaj Kastriotit. Në këto kushte, Zogoviç do të jetë nga minuta e parë në portë dhe para tij do të jetë katërshja e mbrojtjes: Gurishta-Adili-Diagne-Hakaj.

Treshja e mesfushës parashikohet të përbehet nga Krymi, Jonuzi dhe Mustedanagiç. Tredhëmbëshi i sulmit mendohet të formohet nga Aralica në majë dhe Hoxhaj me Latifin në krahë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments