Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERënie nga kategoria dhe humbje titulli, Vllaznia-Partizani një sfidë shumë e ndjerë

Rënie nga kategoria dhe humbje titulli, Vllaznia-Partizani një sfidë shumë e ndjerë

Duelet kundër Tiranës dhe Partizanit janë ato që ndihen më shumë nga Vllaznia dhe tifozët e saj. Si një skuadër që ka rivalizuar e vetme gjithë skuadrat e kryeqytetit, përfshirë edhe Dinamo, kuqeblutë “jetojnë” për sfida të tilla. E kështu nesër në Shkodër vjen sërish Partizani.

Një duel që mbart histori të pasur, e sidomos në vitet e fundit rivaliteti ka arritur majat. Në duelet e 4-5 sezoneve të fundit këto dy skuadra kanë qenë shpesh përcaktues për fatet e sezonit të njëra-tjetrës.

Kështu Vllaznia në dy raste me dy fitore që bënte kundër Partizanit, i hiqte këtyre të fundit mundësinë për titull kampion.

E “hakmarrja” nga të kuqtë do ishte e hidhur. Pasi në sezonin 2017-18 në ndeshjen e fundit të edicionit ata hapën “rrugë” Kamzës ndaj tyre.

Fitorja e Kamzës bënte që Vllaznia të rrëzohej në Kategorinë e Parë. Diçka që tifozët e Vllaznisë nuk e harrojnë kurrë dhe që për atë rënie shumëkush thotë se gisht kishte Partizani.

Gjithashtu në sezonin e shkuar ky çift u “përplasën” në “Air Albania” ku Vllaznia fitonte 0-1 me një penallti të Markut. Goditje totale për shpresat e titullit të kryeqytetasve. Një tjetër sfidë emocionuese pritet edhe nesër në “Loro Boriçi”. Një nga ato sfida që tifozët i ndjejnë me zemër, ku me siguri do mbushin edhe shkallët e stadiumit.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments