HomeKRYESORE'Kujtojeni këtë emër', Sauthempton fiksohet pas Brojës. Mbush rrjetet sociale me shqiptarin

‘Kujtojeni këtë emër’, Sauthempton fiksohet pas Brojës. Mbush rrjetet sociale me shqiptarin

Armando Broja është kthyer në emrin më interesant te skuadra e Sauthempton, me klubin anglez që e ka të qartë se nga forma e tij do të varen shumë nga shpresat që ka për të mbijetuar në Premier Ligë.

Kjo duket qartë edhe te rëndësia që i kanë dhënë futbollistit në ditën e fundit në rrjetet sociale.

Si fillim, klubi u ka bërë të qartë ndjekësve se Broja do të jetë një emër i cili do të dëgjohet shpesh në të ardhmen dhe nuk është thjesht një meteor nga të shumtët të cilët kanë qenë pjesë e klubit në Premier Ligë. “Kujtojeni këtë emër”, ishte postimi i anglezëve në faqen zyrtare në Instagram.

Ndërkohë, në Tëitter kanë postuar të dhënat që mbështetin këtë ide. Klubi shpjegoi se në 6 ndeshje si titullar, ai ka shënuar 4 gola dhe asnjë lojtar i cili është 20 vjeç apo më i ri, nuk ka shënuar më shumë se Broja në këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments