Henry Okebugwu prej disa sezonesh është pjesë e Kastriotit. I afruar më parë te Egnatia, nigeriani ka qenë pjesë edhe e Partizanit për disa muaj, pa ia dalë të bindë të kuqtë.
23 vjeçari në një status në rrjetet sociale ka treguar vështirësitë e sezonit, duke dhënë sinjale largimi nga krutanët. Me vendin e fundit dhe tetë pikë në Superligë, duket se lojtarë të ndryshëm po shohin mundësinë e largimit nga Kastrioti.
“Njerëzit rrëzohen në fushë dhe ky është fundi. Dëmtime, rreziqe shumë, fitore dhe humbje.
Besimi yt më mbajti edhe këtë vit 2021 dhe nuk mund të falenderoj mjaftueshëm paçka të metave të mia. E ardhmja do jetë më e ndritur përkrah teje Zoti im”, shkruan Henry./newsport/


