Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, ja kur luhet miqësorja me Prishtinën

Vllaznia, ja kur luhet miqësorja me Prishtinën

Pas pak ditesh pushimi, duke filluar nga neser futbollistet e Vllaznise do t’i rikthehen serish stervitjes e cila do te jete individuale, por sipas planit te hartuar nga stafi teknik dhe qe do te kontrollohet prej tij.

Ne fillim te janarit sakaq mendohet qe ekipi te udhetoje drejt Ulqinit per te zhvilluar nje stervitje disaditore para nisjes te gjysmes se dyte te sezonit.

Por ne mes te saj do te kete edhe nje ndeshje miqesore ndaj Prishtines. Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se ajo eshte caktuar te luhet me 9 janar ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Kjo ndeshje do te jete nje test shume serioz per ekipin shkodran vetem pak dite para sfides shume te rendesishme ndaj Tiranes, te vlefshme per javen e 16-te te “Abissnet Superiore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments