HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFitoi titullin me Tiranën, trajneri i njohur refuzon Partizanin

Fitoi titullin me Tiranën, trajneri i njohur refuzon Partizanin

Erion Xhafa nuk do të jetë ndihmës-trajner i Dritan Mehmetit. Drejtuesit e Partizanit i ofruan ish zëvendësit të Emanuel Egbos mundësinë për të qenë pjesë e stafit teknik të të kuqve.

Pasi ka marrë disa ditë kohë, burime të besueshme pranë Xhafës tregojnë për Newsport.al se ai nuk e ka pranuar ofertën e drejtuesve të Partizanit.

Ish-mbrojtësi i njohur duket i kënaqur me Dinamon U-19 që drejton si dhe është pjesë e panelit të analistëve të Supersport. Kësisoj 39-vjeçari ka zgjedhur të vijojë bashkëpunimin me “Nëndetësen Blu”.

Xhafa ka provuar të veshë në karrierën e tij fanelat e Tiranës dhe Dinamos, por të Partizanit asnjëherë. Edhe si trajner fitoi titullin kampion me bardheblutë, ndërsa tanimë drejton moshat e bluve. Siç duket ngjyra e kuqe mbetet e papreferuar për të… /Newsport.al/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments