Nje lajm i mire mberrin per Vllaznine. Pas shume kohe vuajtesh dhe problemesh me terrenet sportive, fusha “Reshit Rusi” eshte drejt perfundimit dhe si rrjedhoje brenda nje jave apo 10 ditesh mund te vihet ne dispozicion te ekipit te pare, por edhe te ekipeve te moshave te klubit shkodran.

Siç mund ta shikoni edhe nga kjo foto e bere sot, punimet ne tapetin e kesaj fushe po shkojne drejt fundit dhe tashme ka mbetur vetem ngjitja e tapetit te shtruar dhe hedhja e gomes.

Sot te kjo fushe ka qene edhe trajneri Thomas Brdariç i cili ka bere madje edhe nje video qe e ka shperndare ne rrjetet sociale. Ne te shihet qarte se gjithçka po shkon ashtu si duhet.

Ne fakt tekniku gjerman duhet te jete me i lumtur se kushdo tjeter per perfundimin e punimeve tek kjo fushe sepse ai gjithnje eshte ankuar per kushtet jo shume te pershtatshme ku stervitej ekipi i pare.