Xhuljano Skuka është pranë transferimit te Partizani. Sulmuesi i cili ne vere ishte ne bisedime edhe me Vllaznine, por me pas zgjodhi Dinamon, tashme mund te largohet edhe prej saj.

“Panorama Sport” ka bere te ditur se sulmuesi i Dinamos është shumë pranë kalimit te skuadra tjetër e kryeqytetit, ajo e Partizanit.

23-vjeçari me “nëndetësen” nuk ka shfaqur të gjithë potencialin e tij teksa në 13 ndeshje aktivizim në Kategorinë Superiore këtë sezon ai ka mundur të shënojë vetëm një gol.

Gjatë karrierës së tij Skuka gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellën e Korabit, ku ka spikatur me paraqitjet dhe golat e tij në Kategorinë e Parë.