Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresidenti Xhaferi: Me ndihmën e Zotit, e nisim me fitore ndaj Tiranës...

Presidenti Xhaferi: Me ndihmën e Zotit, e nisim me fitore ndaj Tiranës / VIDEO

Vllaznia eshte nisur drejt Ulqinit paraditen e sotme per te zhvilluar nje stervitje disaditore ne prag te ndeshjes se pare te ketij viti, asaj qe do te luaje me 15 janar ne kryeqytet ndaj Tiranes.

Presidenti Alban Xhaferi ne nje interviste te dhene per RTSH ka folur per kete ndeshje duke shprehur besimin e plote se Vllaznia do ia dale me sukses qe ta fitoje ate.

“Qe pas ndeshjes me Kukesin ne fundin e vitit te kaluar, pavaresisht festave, duhet ta pranojme se mendjen e kemi tek ndeshja e rradhes, derbi i Shqiperise, ajo ndaj Tiranes qe do te luhet ne “Air Albania”.

Jam i bindur se do te jete nje spektakel. Ne kete stadium ne kemi zhvilluar ndeshje shume te mira dhe do te kisha dashte t’i bej thirrje gjithe tifozerise qe ta mbeshtesin skuadren edhe ne Tirane.

I premtoj tifozeve se do te kete nje loje spektakolare dhe me ndihmen e Zotit besoj se do te kemi nje fitore te Vllaznise ne kete ndeshje”- eshte shprehur presidenti Xhaferi.

Ne prononcimin e tij, numri 1 i klubit shkodran eshte pyetur edhe per merkaton, per te cilen ai eshte shprehur: “Ne jemi ne kerkim te lojtareve cilesore, por mendoj se nuk eshte diçka emergjente per Vllaznine kjo merkato janari”.

Te plote prononcimin e presidentit Alban Xhaferi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments