Kur flasim për basketbollin e femrave në Shkodër, në shumicën e rasteve e gjithë vëmendja përqendrohet tek një grup vajzash të talentuara të viteve ’70-’80 të cilat lanë gjurmë me atë çfarë dhanë në pallatet e sportit të gjithë vendit.

Njëra ndër to padyshim që është edhe basketbollistja e talentuar e këtyre viteve, Lumnije Syka. Po ndalemi sot tek ky personazh, ngaqë ajo ka ditëlindjen. Feston 63 vjetorin e lindjes së saj dhe me këtë rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Lumnije Syka ka lindur në Shkodër më 5 janar 1959 dhe në fakt jeta e saj do të ishte e lidhur edhe familjarisht me sportin. Përveçse nga familja e saj edhe i vëllai- Brahimi do të merrej me sport, duke u bërë më pas një nga emrat më të shquar të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, ajo do ta lidhte edhe jetën e vet me një tjetër njeri të sportit.

Do të martohej me një tjetër kampion, atë të mundjes Luigj Zefin dhe si rrjedhojë gjithçka në jetën e saj është vetëm sporti. Lumnije Syka, te cilen te gjithe e therrsinin “Lokja”, ka lënë një emër të shkëlqyer tek basketbolli duke qenë një nga lojtaret më të mira në historinë e Vllaznisë.

Ajo eshte dalluar si nje sportiste e talentuar, me pergatitje te kenaqshme fiziko- teknike. Ka luajtur ne rolin e organizatores dhe eshte shquar per diapazonin e gjere te shikimit. Eshte shquar sidomos ne ndeshjen finale te Spartakiades se 4-te Kombetare ne finalen kunder Tiranes te cilen Vllaznia e fitoi dhe meritoi medaljet e arte.

Jo më kot, dy vite më parë, në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të SK Vllaznia, ajo u vlerësua si “basketbolliste e shekullit”, pikërisht për këtë kontribut të madh të dhënë për këtë sport.
Gjergj KOLA