Vllaznia eshte nisur paraditen e sotme drejt Ulqinit ku dhe ka zhvilluar seancen e pare stervitore. Ne prag te nisjes, ka dhene nje interviste per RTSH zevendestrajneri Elvis Plori i cili eshte shprehur:

“Ndonese do te jete nje periudhe e shkurter, kemi ne dispozicion vetem 4 dite, do te mundohemi te bejme me te miren dhe t’i japim lojtareve ngarkesat e duhura stervitore. Kjo eshte nje minifaze pergatitore, por besoj se do t’i sherbeje ekipit”.

Krahu i djathte i trajnerit Brdariç eshte pyetur edhe ne lidhje me merkaton e janarit dhe ate se çfare pret Vllaznia prej saj. Plori ne lidhje me kete teme eshte pergjigjur:

“Ne si staf kemi diskutuar gjere e gjate edhe me drejtuesit e klubit per merkaton e janarit. E kemi te qarte se ne kete periudhe eshte e veshtire te gjesh lojtare cilesore dhe perderisa grupin e kemi, do te mundohemi te bejme me te miren me lojtaret qe kemi aktualisht ne dispozicion.

I vetmi qe ka ardhur eshte francezi Panos, nje lojtar qe e njohim mire sepse prej 4 muajsh stervitet me ne. Ai ka rene dakord per te qene pjese e Vllaznise dhe pritet vetem firmosja dhe prezantimi i tij. Me 99 % merkatoja e Vllaznise eshte e mbyllur me kete lojtar”.

Te plote prononcimin e Elvis Plorit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: