Vllaznia zhvilloi një lojë fantastike në përballjen mbrëmë kundër Tiranës. Kuqeblutë pavarësisht se nuk shkuan më shumë se rezultati 0-0 në kryeqytet, bënë një takim për tu mbajtur mend, ku dominuan totalisht kundër kryesuesve të kampionati.
Të gjithë futbollistët në fushë zhvilluan një performancë pozitive. Ndoshta pak kritika në pjesën sulmuese ku duhet të ishin treguar më gjakftohtë në momente të caktuara..
Por nëse ka një dyshe që me të vërtetë shkëlqyen e që rrallë përmenden në media ishin Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi. Dyshja e mesfushës së Vllaznisë “izoluan” dhe “futën në xhep”, treshen mesfushore të kundërshtarëve Limaj-Totre-Toli. Me dhjetëra topa të rikuperuar nga Jonuzi dhe Krymi.
E madje edhe pasime për gol dhe tentativa kërcënuese drejt portës së Bekajt. Të dy e konfirmuan veten si dyshja më e mirë e kampionatit, ku Vllaznia ndikohet shpesh nga forma e tyre sportive. Dhe mbrëmë të dy mesfushorët treguan se kanë potencial dhe janë padiskutim të rëndësishëm për ekipin.
Kjo tregon edhe njëherë se Vllaznia është e kompletuar në çdo pozicion. Dhe ndërhyrjet në merkato patjetër që nuk janë edhe aq të nevojshme duke parë edhe cilësitë e futbollistëve si edhe nivelin e futbollit që treguan mbrëmë kundër kryesueve të kampionatit.
Endri ÇINARI