Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAnaliza e Muçës: Vllaznia e dominoi Tiranën, por gaboi me Da Silvën

Analiza e Muçës: Vllaznia e dominoi Tiranën, por gaboi me Da Silvën

Kryendeshja e javes se 16-te te Superliges, ajo ne mes Tiranes dhe Vllaznise, ka qene objekt i analizes se specialistit te njohur te futbollit Shkelqim Muça.

Ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH ai e ka vleresuar kete takim si me te mirin e Vllaznise ne kete sezon, por njekohesisht eshte shprehur se stafi gaboi me Da Silven.

Ndeshja më e mirë e Vllaznisë, ndeshja më e dobët e Tiranës – “Ishte një ndeshje jo për Tiranën, një ndeshje shumë e mirë për Vllazninë. Shkodranët e kishin kuptuar shumë mirë se një humbje në këtë ndeshje mund ta nxirrte nga gara.

Luajti shumë mirë, deri sa stafi u nxitua duke larguar lojtarin brazilian, Da Silva dhe ai që u aktivizua në vend të tij ishte më i dobti. Megjithatë, Vllaznia ishte shumë agresive, Tirana ishte e shuar. Shkodranët zhvilluan ndeshjen më të mirë që kanë bërë deri më sot.

Tirana u shokua nga presioni i Vllaznisë dhe trajneri nuk mori masa, kishte lojtarë që ishin zero. Me pak fjalë, një nga ndeshjet më të dobta të Tiranës, një nga ndeshjet më të mira të Vllaznisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments