Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZbardhet formacioni i Vllaznisë për sfidën e sotme me Egnatian

Zbardhet formacioni i Vllaznisë për sfidën e sotme me Egnatian

Vllaznia dhe Egnatia luajnë sot në 16:45 në “Loro Boriçi”. Dueli mes tyre vlen për javën e 17 të Superligës, teksa në Shkodër duhen golat. Vendasit vijnë pas tre barazimeve radhazi, gjë që i ka larguar me tetë pikë nga Tirana kryesuese.

Trajneri Brdaric kërkon tri pikët, ndërsa mungesë për këtë takim janë Latifi, Hakaj dhe A.Hoxhaj. Vendin e tyre pritet ta marrin Bulatovic dhe Djurdjevic. Sfida e sotme pritet e luftuar në dy krahët, teksa pritet te kete edhe nje numer te konsiderueshem tifozësh

Sa i takon skemes, kete here, Da Silva eshte spostuar ne krahun e majte te sulmit ne vend te Latifit nderkohe qe mesfushor i avancuar do te jete Djurdjeviç.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Bulatovic, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Djurdjevic, Aralica

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments