HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPikantet e Vllaznia-Egnatia/ Vendasit irritojnë edhe tifozët e paktë

Pikantet e Vllaznia-Egnatia/ Vendasit irritojnë edhe tifozët e paktë

Vllaznia u ndal në një tjetër barazim në kampionat, këtë herë kundër Egnatias. Shkodranët kanë marrë 4 barazime radhazi në Superiore. Ndeshja me Egnatian u ndoq nga një numër i paktë tifozësh në stadiumin “Loro Boriçi”, ku ndikim ka pasur edhe moti i ftohtë në Shkodër.

-Në stadium ishte e pranishme një pankartë dedikuar Ramazan Rragamit që u nda para pak ditësh nga jeta: “Legjendat nuk vdesin kurrë”.

-Një fanellë speciale për Ardit Krymin. Mesfushori mbush 200 ndeshje me kuqeblutë. Takim jubilar që u festua me gol.

-Ka një moment frike për dëmtimin e Dianje. Senegalezi vendosi ta provonte edhe një herë duke hyrë në fushë dhe ia doli. -Minuta 14, Vllaznia humb një rast të pabesueshëm ku Aralica dhe Gjurgjeviç nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë. Shkodranët nuk u besojnë syve.

-Portieri Zogoviç në një moment nxehet te zona e tij, duke parë edhe motin e ftohtë në stadium. -Shpërthen në gëzim Egnatia, Ademi pas një inkursioni personal shënon një gol mjaft të bukur. Gol që irriton tifozët shkodranë me ekipin e tyre.

-Brdariç shumë aktiv duke dhënë udhëzime për skuadrën e tij duke kaluar edhe zonën e lejuar. Ndërsa Ramadani, pavarësisht se qëndroi thuajse gjatë gjithë kohës në këmbë, u duk shumë i qetë.

-Ka një diskutim për të goditur një gjuajtje të lirë. Kruja dhe Da Silva diskutojnë mes tyre dhe në fund gjuan braziliani, i cili e çon topin mbi traversë.

-Zogoviç bën një ndërhyrje vendimtare me këmbë, ku Xhekson i vetëm përballë tij “hipnotizohet” nga malazezi. Duartrokitje për gardianin kuqeblu.

-Krymi shënon në ndeshjen e tij të 200-të. Goli i parë këtë sezon për mesfushorin. -Ka duartrokitje për Shtubinën në rastin e aktivizimit të mesfushorit shkodran të Egnatias.

-Në fund zhgënjim te tifozët shkodranë që kontestojnë skuadrën e tyre që humbet terren në luftën për titullin kampion. Ndërsa tek Egnatia janë të kënaqur pasi marrin një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments