Vllaznia do jetë sot në Vlorë për tu ndeshur me vendasit e Flamurtarit. Takim që është i vlefshëm për çerekfinalet e kupës së Shqipërisë.

Nga njëri krah shkodranët, fituesit në fuqi të kupës e në krahun tjetër vlonjatët që kanë qenë një surprizë deri më tani. Por tek bregdetarët duket se e vlerësojnë shumë këtë takim.

Trajneri Dritan Resuli për këtë ndeshje do hedhë në fushë formacionin më të mirë. Kjo duke mos kursyer askënd edhe për arsyen se Flamurtari do e vijojë kampionatin në datën 6 shkurt. Kështu në portë pritet një portier me shumë përvojë në kampionatin tonë si Shpëtim Moçka.

Mbrojtja po ashtu me emra shumë të njohur si: Gocaj në të djathtë , Qarri, Balla në qendër dhe Liçaj majtas. Mefusha pritet të rreshtohet me 3, ku pritet të përbëhet nga dyshja shkodrane Ramadani dhe Pjeshka e krah tyre Indio. Një sulm me “tredhëmbësh” ku ish-Vllaznisë, Ribaj do ketë në krah Çelhakën dhe Diamantin.

Një formacion ky me emra të njohur i vlonjatëve që mund të tentojnë edhe surprizën kundrejt shkodranëve. Sfida edhe sot pritet të dhurojë një përballje interesante mes dy ekipeve me shumë traditë të futbollit tonë.

Endri ÇINARI