Flamurtari do të përballet ditën e sotme me Vllazninë në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Takimi do të luhet në Vlorë dhe do të nisë në orën 13:45.
Vlonjatët nuk janë favorit në letër duke qenë se militojnë në Kategorinë e Dytë, por në sfidën e sotme do të luajnë gjithçka për gjithçka pasi luajnë në shtëpi përballë tifozëve të tyre.
Trajneri Resuli ka zgjedhur formacionin që do të zbresë në fushë dhe pritet t’i besojë lojtarëve më të mirë që ka në dispozicion. Në portë do të luajë i riu Alimuçaj, në mbrojtje, Gocaj, Qarri, Liçaj dhe Pjeshka, ndërsa në mesfushë, Ramadani, Bocaj, Çelhaka dhe Diamanti.
Në sulm do të luajë braziliani Oliviera dhe kapiteni Andi Ribaj që do të ketë për detyrë t’i shëonjë Vllaznisë./newsport/







