Një nga afrimet më të rëndësishme të këtij sezoni te Mançester Siti është Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas u afrua për të formuar dyshen në repartin e avancuar me Erling Haland dhe pak nga pak po tregon vlerat e tij në fushën e lojës.
Pikërisht paraqitjet që ka bërë me Mançester Sitin, e sidomos ato me Argjentinën në Botëror ku ishte një nga elementët kyç të fitores së Kupës së Botës, kanë bërë që tani klubi të mendojë që të kënaqë lojtarin me një rritje rroge.
Kështu, do të shmanget çdo pakënaqësi apo tentativë largimi e tij, ndonëse ka vetëm 6 muaj në klubin anglez ku ka firmosur deri në vitin 2027.
Sipas “El Chiringuito TV”, palët do të takohen që sot për të diskutuar përmirësimin e rrogës së sulmuesit të Argjentinës, i cili kërkon t’i afrohet paksa shifrave që përfiton Erling Haland, aq më tepër pas famës që mori në Botërorin 2022.