Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me duelet e çerekfinaleve. Tashmë 8 ekipet më të mira të kompeticionit. Sot luhen dy duele, një që ka shije Superlige mes Egnatias dhe Laçit dhe një tjetër që mban histori të lavdishme mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Tashmë ky kompeticion shndërrohet shumë i rëndësishëm.
Kjo sidomos për skuadrën e Vllaznisë që në kampionat ndodhet 10 pikë pas kryesuesve të Tiranës. Dhe për momentin titulli duket shumë larg, pavarësisht se ka ende një gjysmë kampionati për tu luajtur. Por kupa është rruga më e shkurtër qoftë për të fituar një trofe apo edhe për të marrë një kualifkim të mundshëm në kupat e Europës.
Skuadra shkodrane është edhe fituesja në fuqi e kompeticionit. Ku sezonin e shkuar mundi në finale me rezultatin 1-0 falë një goli të Da Silva, skuadrën e Skënderbeut. Tani kupa hy në fazën e saj interesante të saj dhe patjetër tek Vllaznia është një objektiv kupa, dhe jo një ndeshje e rradhës.
Prandaj sot nuk do ketë asnjë lloj nënvlerësimi, pavarësisht se formacioni nuk do jetë i zakonshmi apo edhe kundërshtari nuk është i nivelit më të lartë të mundshëm.
Nisur edhe nga eksperienca e sezonit të shkuar, kuqeblutë duket se janë shndërruar në ekspertë të këtij kompeticioni dhe tashmë pritet edhe këtë sezon të ketë një rrugë të gjatë në kupë.
Endri ÇINARI







