Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBrdariç: Flamurtari ekip jo i lehtë, por për ne rëndësi kishte fitorja

Brdariç: Flamurtari ekip jo i lehtë, por për ne rëndësi kishte fitorja

Pas fitores me rezultatin 1-2 ndaj Flamurtarit në Vlorë, e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, i cili ka analizuar këtë sukses për ekipin shkodran:

“Flamurtari nuk është se është një ekip i thjeshtë, kemi dhe ndeshje në fundjavë me Kastriotin. E dinim që përpara ndeshjes që duhet të merrnim maksimumin.

Synimi i parë është vetëm fitorja, më pas dhe lojtarët duhet të tregojnë veten. Synimi i parë është që të kalojmë në raundin tjetër.

Ne jemi kampionët në fuqi të Kupës dhe me kohën shkon çdo gjë. Mendoj se e mbajtëm mirë ndeshjen sot, i thash lojtarëve se nuk ka rëndësi se cili shënon.

Ka dhe lojtarë që nisin nga stoli se kemi dhe ndeshje të tjera si Kastrioti në fundjavë.”, përfundoi Thomas Brdariç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments