Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia falë Mustedanagiç mori sot fitoren e parë për vitin 2022

Vllaznia falë Mustedanagiç mori sot fitoren e parë për vitin 2022

Vllaznia ka marrë sot një fitore shumë të vlefshme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Kjo ka qenë fitorja e parë për të, për këtë Vit të Ri

Për të mos e bërë të vështirë këtë kalim drejt katërshes, mendoi mesfushori Zinedin Mustedanagiç, teksa Vllaznia nuk është duke kaluar formën e saj më të mirë në këtë periudhë. Të besuarit e Thomas Brdariç, do të tentojnë ndeshjen tjetër në Shkodër, në çerekfinalen e kthimit, që ta mbyllin këtë çështje.

Në fakt, as sot nuk ka qenë aspak një ndeshje e lehtë për Vllazninë, sepse vlonjatët kanë tentuar të bëjnë surprizën, sidomos pas golit të shënuar nga ana e tyre. Mirëpo eksperienca dhe loja më e mirë e Vllaznisë, kryesisht në pjesën e parë, ka bërë diferencën.

Sot, shkodranët arritën një triumf shumë të rëndësishëm, teksa falë kësaj fitoreje, ekipi i drejtuar nga Thomas Brdariç shkon me një avantazh tejet te rëndësishëm para sfidës së kthimit që do të luhet me 9 shkurt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Maringlen Zhivani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments