Rubin Hebaj ka qenë një nga protagonistët kryesor në fitoren e sotme të Teutës në Kupën e Shqipërisë, në ndeshjen e luajtur ndaj Skënderbeut.
Golin e vetëm të sfidës së sotme e shënoi Hebaj, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së korçarëve dhe mjaftoi që Teuta të mundë Skënderbeun, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë.
Kjo fitore erdhi falë golit të Hebajt, i cili edhe sot ishte protagonisti kryesor i këtij suksesi. Në tre ndeshje me durrsakët, ai ka shënuar dy gola për ta në tre takimet e fundit, duke u bërë kështu protagonisti kryesor i tyre në këto ndeshje që ka luajtur.
Poashtu, në krahun tjetër, me Skënderbeun sot, u aktivizuan edhe dy sulmuesit e tjerë shkodranë, Belajdi Pusi dhe Ardit Nikaj.
Faktikisht, ajo që të bën çudi është se Hebaj u largua nga Vllaznia, vite më parë, si një lojtar i padëshiruar nga drejtuesit, ku tashmë gjatë kësaj periudhe, shkodranët po vuajnë shumë në aspektin sulmues, ndërkohë, Hebaj me Teutën luan rregullisht si titullar dhe shënon madje.
Maringlen Zhivani