Ditën e nesërme, Vllaznia U21 do të zbresë sërish në fushë për të luajtur ndeshjen e rradhës ndaj Kukësit. Shkodranët, nga ana e tyre do kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë takim për të mbajtur organikën e karikuar, teksa kanë si objektiv fitumin e titullit kampion.
Skuadra kuqeblu ka objektiv fitoren dhe kjo është e dallueshme për vetë renditjen, teksa në rast fitoreje, Vllaznia ngjitet në vend të parë.
Faktikisht, ndeshja me Kukësin parashikohet e vështirë, por shkodranët deri më tani kanë bërë një kampionat të mirë dhe nesër angazhimi i të gjithë lojtarëve do të jetë maksimal për të bërë më të mirën.
Ndeshja Kukësi-Vllaznia U21 do të luhet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 13:00.
Maringlen Zhivani