Mjafton nje humbje e Vllaznise dhe ne opinionin sportiv shkodran menjehere shperthejne kritikat. Keshtu ndodhi edhe pas humbjes se fundit me Laçin, kur te pakten ne rrjetet sociale shperthyen kritikat per skuadren apo dhe stafin teknik.
Por radiokronisti Edmond Dibra mendon ndryshe. Ai duke folur ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa e ka vleresuar maksimalisht punen e stafit dhe ne veçanti te trajnerit Brdariç qe ka sjelle entuziasmin tek Vllaznia.
“Une mendoj se Vllaznia ka bere nje ndeshje te shkelqyer ne Laç. Te krijosh 7-8 raste te pastra per gol ndaj nje kundershtari te tille, padyshim qe eshte diçka e veçante. Ndoshta asaj i mungoi vetem fati, nderkohe qe nje episod vendosi fatin e kesaj ndeshje.
Skuadra nuk po shenon sepse mendoj qe eshte ne presion. Ndryshimi i madh qe ka pesuar Vllaznia keto dy vitet e fundit, ka bere qe tifozet tashme te kerkojne vetem titullin kampion i cili i mungon ketij qyteti prej mese 20 vitesh.
Sulmuesit ndoshta jane pak nen presion dhe prandaj nuk kemi shenuar. Shpresoj qe atyre t’u kthehet edhe fati. Po te mos harrojme se fatin e ndeshjes ne Laç e vendosi edhe arbitri Hamiti. Nje arbiter qe luan me investimin e nje presidenti, luan me ndenjat e tifozeve shkodrane.
Prandaj drejtuesit duhet ta ngrene zerin shume fort dhe Eldorian Hamiti te shpallet “non grata”. Sa i takon tifozeve, ata kane qene te mrekullueshem ne gjithe keto ndeshjet e fundit dhe do te jene nje ndihme e madhe per skuadren.
Shoh dhe konstatoj ne rrjetet sociale ka shume presion nganjehere edhe per stafin. Dua te them me plot gojen se kemi nje staf teknik shume profesionist, nje staf qe na ka kthyer entuziasmin. Ne skuader ka harmoni dhe kjo shihet qarte tek menyra si festojne.
Nuk e di se si mund te flitet keq per trajnerin Thomas Brdariç. Keto dy sezone nen drejtimin e tij, Vllaznia mahnit me lojen e saj. Une shpresoj shume qe skuadra te vazhdoje te luftoje fort deri ne fund sepse jane edhe 17 ndeshje deri ne fund dhe duhet shpresuar tek titulli kampion”- eshte shprehur Dibra./SHKODRA-SPORT.COM/