Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirëve për 19 javë

Dy futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirëve për 19 javë

Në emisionin Analizë Superiore në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe me prezencën e videonalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi është publikuar edhe formacioni më i mirë i Superiores deri në javën e 19-të. Nga java e kaluar ka katër ndryshime duke nisur nga porta ndërsa dy mbrojtës dhe një mesfushor kanë humbur pozicionet e tyre.

Kështu, mes shtyllave nuk qëndron më Visar Bekaj i Tiranës, ndërsa pozicionin e gardianit të bardhebluve e ka trashëguar Mario Dajsinani i Laçit që këtë javë shkëlqeu me ndërhyrjet e tij në sfidën ndaj Vllaznisë.

Në repartin difensiv bëhet fjalë për Mevlan Adilin dhe Albion Markun, të cilët janë zëvendësuar respektivisht nga ana e Eljon Sotës dhe Erdenis Gurishtës.

Ndërkohë, në mesfushë tashmë nuk rezulton më Regi Lushkja, i cili në fakt nuk është më as pjesë e kampionatit duke qenë se është transferuar në Moldavi te skuadra e Sheriff Tiraspol dhe tashmë në formacion është zëvendësuar nga ana e kapitenit të Kukësit, Gjelbërim Taipi. Sakaq, nuk ka ndryshime në pjesën tjetër të formacionit, që udhëhiqet në sulm nga dyshja Guindo-Seferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments