Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Çmendet' Berat Gjimshiti. Dy gola në Europë me Atalantën

‘Çmendet’ Berat Gjimshiti. Dy gola në Europë me Atalantën

Berat Gjimshiti ka për detyrë të mbrojë Atalantën nga gola të pësuar dhe e ka bërë mirë këto sezone por sot gladiatori kuqezi ka bërë edhe shënuesin, madje goleadorin me dy gola.

Mbrojtësi shqiptar, titullar i padiskutuar te zikaltërit, sot u bë protagonist në Europa League teksa nxjerr nga situata ekipin duke shënuar një gol me shumë peshë për vendasit.

Në duelin e parë të playoffit në Europa League, Gjimshiti vendos barazpeshën në 61’ duke nxjerr nga vështërisia ekipin e Gasperinit. Ai goditi me kokë një top të saktë nga goditja e këndit duke bërë të shpërthejë stadium me tifozë.

Nuk mjaftoi ky gol pasi 2 minuta më pas ai shënon edhe një tjetër, atë të përmbysjes së madhe. Këto janë dhe dy golat e parë për këtë sezon për të, ndiqeni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments