HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDwumfour më i miri në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Dwumfour më i miri në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Pas një serie të gjatë humbjesh, që zgjaste prej 15 janarit, Skënderbeu ia doli të marrë një pikë përballë Vllaznisë në Korçë, në një sfidë që prodhoi 4 gola dhe jo pak polemika.

Randy Dwumfour ishte befasia e Memellit në formacion, që kishte zgjedhur të aktivizojë qendërmbrojtësin si shkatërrues dhe rezultati ishte mjaft i mirë, sidomos në 30 minutat e para të sfidës, ku shkodranët vuajtën jo pak në ndërtimin e manovrës.

Siç konfirmojnë edhe statistikat e publikuara në “Analizë Superiore”, ishte pikërisht Dwumfour më i miri i ndeshjes me 13 topa të rikuperuar, 7 prej të cilëve në gjysmëfushën kundërshtare, por edhe 7 duele të fituara.

U mendua se mbase mund te ishte ndonje futbollist i Vllaznise me i miri i ndeshjes, por nuk ka ndodhur keshtu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments