HomeSPORTE TE TJERAKurs trajnimi për xhudistët. Merr pjesë mjeshtri italian Anxhelo Bosketi

Kurs trajnimi për xhudistët. Merr pjesë mjeshtri italian Anxhelo Bosketi

Akademia “Albania Judo Kodokan” me president Anton Shkozën, që nga dita e hënë ka nisur një kurs trajnimi për të gjitha grupmoshat në sportin e xhudos. Ky është një program i përvitshëm që organizohet në qendrën teknike të xhudos shqiptare në Vau Dejës. Interesant është fakti se merr pjesë sërish në këtë kur trajnimi mjeshtri i xhudos italiane Anxhelo Bosketi (7 dan) i cili në të njëjtën kohë është edhe anëtar i komisionit teknik pranë Federatës Shqiptare të Xhudos. Kësisoj duket se ndryshimet tek ky sport kanë nisur menjëherë me zgjedhjet e reja të bërë për postet drejtuese dhe kryesinë e kësaj Federate, zgjedhje këto që u bënë ditën e shtunë në Vau Dejës. Në këtë kurs trajnimi marrin pjesë ekipet e Vllaznisë, Klub Judo “Anton Shkoza”, Vau Dejësi, Don Bosko, Ippon Tirana, Sportklub Dinamo, Sportklub Tirana dhe dy ekipe nga Kosova, ekipi i Policit dhe ai i Prishtinës. në fund të këtij kursi sportistët do të kualifikohen në “kyu” dhe në “dan”, në bazë të nivelit që do paraqesin. Kësisoj duket se sporti i xhudos ka filluar të marrë sërish jetë me zgjedhjet e reja të Federatës që janë bërë ndërkohë që pritet tashmë edhe njohja nga ana e Ministrisë së Sporteve dhe pastaj edhe nga Komiteti Olimpik për të vazhduar me të tjera plane të drejtuesve të saj për të ardhmen.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments