HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKategoria Superiore/ Dy sfida shumë interesante për t’u luajtur sot

Kategoria Superiore/ Dy sfida shumë interesante për t’u luajtur sot

Java e 26-të e “Abissnet Superiore” do të luaj sot dy sfidat e fundit të saj, me Laçi-Teuta dhe Skënderbeu-Kukësi.

Kurbinasit presin në shtëpi ekipin e Renato Arapit dhe kërkohet vetëm fitorja. Gjithsesi, durrsakët nuk do t’ia bëjnë të lehtë Josës, pasi tani është në rrezik mbijetesa. Sfida do të luhet në stadiumin Laçi në orën 13:45.

Në sfidën tjetër, atë midis Skënderbeut dhe Kukësit, korçarët do të luftojnë për çdo gjë duke kërkuar një fitore që t’i mbajë gjallë në luftën për mbijetesë.

Ndërkohë, Kukësi do të kërkojë po ashtu fitoren, pasi nuk do të rrezikojë në garën për Europën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments