Laçi dhe Teuta luajnë sot në 13:45 për javën e 26 në Superligë. Sfida pritet e luftuar, me kurbinasit që kanë katër ndeshje pa fitore.

Në shtëpi, djemtë e Josës përgatiten për autokritikë, teksa disa nga titullarët nuk kanë qenë në formë të mirë fizike.

4-3-3 pritet të luajë Mirel Josa, teksa në sulm Adeleke, Guindo dhe Mazrekaj pritet të ngacmojnë mbrojtjen e Teutës.

Laçi mban vendin e dytë në klasifikim, ndërsa kërkon të mos rrezikojë Europën. Velkoski është i pezulluar te Laçi.

Formacioni i mundshëm:

Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roganovic, Ignatovic, Malota, Ziko, Shehu, Ujka, Spahiu, Adeleke, Guindo, Mazrekaj