Skuadra e Memaliaj në Kategorinë e Dytë prej dy muajsh nuk ka marrë rrogat, pasi janë bllokuar nga Këshilli Bashkiak.

Në këto kushte, drejtori sportiv i skuadrës, Xhevit Kacorri ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në ekip.

Edhe pse me ligjin e ri të privatizimeve Bashkitë nuk do duhet të paguanin futbollistë, por vetëm aktivitete sportive, diçka e tillë vijon edhe sot, duke lënë në mes të katër rrugëve lojtarët që kanë nënshkruar kontratë me Bashkinë e Memaliaj.

Vetë drejtori sportiv ka treguar se në këto kushte ka qenë e pamundur për të vijuar detyrën, duke pasur edhe presione politike. Memaliaj mban vendin e nëntë nga 12 skuadra në Kategorinë e Dytë grupi B.