HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETafili: Vendosja e disa lojtarëve në fushë ndaj Egnatias, ishte jo e...

Tafili: Vendosja e disa lojtarëve në fushë ndaj Egnatias, ishte jo e duhura

I ftuar mbrëmë në emisionin Star Sport ishte edhe Alsid Tafili. Futbollisti aktual i Tërbunit dhe ish i Vllaznisë foli për humbjen e fundit të kuqebluve. Mesfushori vuri theksin tek loja e dobët e shkodranëve, por duke shpresuar se pushimi i kampionatit do i bëjë mirë skuadrës.

Tafili u shpreh: “Pashë probleme me ritmin në ndeshjen kundër Egnatias. Ekipi i Vllaznisë mu duk shumë i ngadaltë dhe i parashikueshëm. Skuadra ka humbur besimin dhe duket se tashmë ka dalë nga objektivat.

Po ashtu rreshtimi i disa futbollistëve më bëri çudi. Adili si mbrojtës i djathtë apo edhe Smajli si një mesfushor në krah nuk dhanë atë që duhej. Kjo për shkak se ishin edhe jashtë rolit të tyre.

Diçka ndryshoi në pjesën e dytë kur Vllaznia kaloi me rreshtimin me 3 në mbrojtje. Skuadra duhet të gjejë reagimin e shpejtë dhe të duhur, pasi Europa nuk është shumë larg. Besoj se ky pushim i kampionatit do i bëjë shumë mirë skuadrës.

Kjo të paktën edhe për pak qetësi psikologjike dhe për tu rikthyer më të fortë në sprintin final të kampionatit”.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments