Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKF Shkodra U19 humbet në Laç. Rëndohen pozitat e saj në renditje

KF Shkodra U19 humbet në Laç. Rëndohen pozitat e saj në renditje

Shkodra U-19, e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi, është mundur me rezultatin minimal 1-0 nga Laçi. Kjo ndeshje u zhvillua në fushën sportive në Gurrëz, teksa fitues doli ekipi vendas me rezultatin 1-0.

Në përballjen e sotme, laçianët kaluan në avantazh, falë një goli nga Biba, në minutën e 15-të të pjesës së parë. Deri në fund, asgjë nuk ndryshoi dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas kësaj ndeshje, Shkodra U19 renditet në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit, me 10 pikë. Nje pozite e tille natyrisht qe do t’i vere ne levizje futbollistet dhe drejtuesit e ketij ekipi sepse do tentojne ngjitjen me lart.

Objektivi i ketij vendi eshte thjesht qendrimi ne Kategorine Superiore dhe te gjithe jane optimiste se mund t’ia dalin. Megjithate javet ne dispozicion jo shume jave dhe prandaj duhet tentuar maksimumi ne çdo ndeshje.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments